Estrada në Pukë, gruaja e Shoshit:
Humbin vetë se me atë ushqehen

Estrada në Pukë, gruaja e Shoshit:<br />Humbin vetë se me atë ushqehen
Në skandalin e ndeshjes mes Tërbunit dhe Bylisit e përfunduar 4-2 mes shumë kontestimeve është përfshirë edhe bashkëshortja e lojtarit të Ballshit, Mariglen Shoshi.
 
Teksa ndeshja ishte duke u zhvilluar dhe rezultati ishte 3-1 për pukjanët, tifozët e Bylisit në faqen zyrtare të tifozëve të Ballshit në Facebook kanë shpërthyer ofendimet dhe mallkimet ndaj formacionit në fushë.
 
Një prej tifozëve (Emirjano Qendro) ka komentuar “Ishalla rent ai autobuzi rruges ..ti haj dheu I rref terbuni 4 me 1”.
 
Pas komentit ka reaguar bashkëshortja e Shoshit (Esmi Shosha) “Kujdes kur flet se ka familjar ne ate autobuz ok nqs ata humbin. Ne radh te pare humbin vete se me te ushqehen ok ndersa per ty eshte thjehst nje ndeshje ok”.
 
Kujtojmë që sot në orën 14:00 do zhvillohet mbledhja e Komisionit të Etikës për hetimin e sfidës, e cila dyshohet për trukim, pasi lojtarët ishin pasivë në shënimin e 6 golave.

mariglen shoshi
(Lart: Faksimile e komentit në Facebook të bashkëshortes së Mariglen Shoshit, lojtarit të Bylisit)
mariglen shoshi
(Lart: Mariglen Shoshi me bashkëshorten Esmi Shosha)



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën