Estradë në Kupën e Shqipërisë, Skënderbeu i hap portën Dinamos! Tifozët: SPAK duhet të kalojë në Korçë

Dinamo është ekipi i katërt që merr një biletë për në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, pas Vllaznisë, Partizanit dhe Egnatias.

"Blutë" e Ilir Dajës u kualifikuan me vuajtje në Korçë, aty ku vendasit e Skënderbeut duket se i kanë bërë dhuratat me vonesë për vitin e ri 2025. Me ndeshjen e parë çerekfinale të fituar 0-2 nga Skënderbeu, përballja e kthimit pritej të gjente një Dinamo kërkuese dhe kështu ndodhi.

Që në nisje të ndeshjes u pa se trajneri Ernest Gjoka i korçarëve kishte hedhur në fushë emra të rinj dhe lojtarë që nuk kishin marrë shumë minuta këtë edicion. Dinamo zhbllokoi ndeshjen me autogolin e Nasto pas 30 minutash lojë, ndërsa pjesa e dytë ishte histori më vete.

Marcos Matheus la Skënderbeun me dhjetë lojtarë në minutën e 83, ndërsa fundi i ndeshjes ishte një estradë më vete. Duhej shtesa e katërt që mbrojtja e korçarëve të ishte inekzistente në fushë dhe të pajtohej me golin e barazimit 0-2 nga Itodo, që e dërgoi ndeshjen në shtesën prej 30 minutash.

Në vijimin e ndeshjes Dinamo shënoi edhe dy herë (0-4), ndërsa tifozët nuk u kursyen në kanalet e komunikimit dhe dolën kundër klubit dhe lojtarëve për këto sjellje në fushë.

Edhe një amator futbolli nëse sheh sjelljen e lojtarëve të Skënderbeut te goli i dytë i pësuar, vëren më së paku një tolerim, për të mos thënë diçka më shumë. Më tragjike bëhet situata kur mendon se diçka e tillë i ndodh një klubi që është dënuar nga UEFA me dhjetë vite mungesë në Kupat e Evropës për shkak të trukimit të ndeshjeve.

Për më tepër korçarët kishin në fushë lojtarë të rinj, ata që do jenë e ardhmja e futbollit dhe më 26 shkurt 2025 u mësuan sesi të lëshonin një ndeshje.

"Forumi i Tifozëve të Skënderbeut" e quan tragjike këtë që ndodhi me golin e dytë dhe thotë se askush nuk reflektoi pas dënimit dhjetë vjeçar.

Edhe në faqen zyrtare të Skënderbeut në facebook, komentet e shumta kanë denoncuar këtë estradë të futbollit shqiptar, aq sa tifozët kanë kërkuar edhe një hetim nga SPAK.

S.Dh/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xXx: 27/02/2025 10:36

    Po Skënderbeu kështu fitoi kaq kampionate...

    Përgjigju
  • Dinamo: 27/02/2025 10:25

    Perpara se te komentojne tifozet e skenderbeut. Le te rikthehemi disa vite pas dhe pikerisht ne ndeshjen Skenderbeu Dinamo 3-2 kur tha ridvan bode " Nga tani e tutje do fitoje skenderbeu". Ju i keni ato trofe qe keni mar ne kurrizin tone, jeni thjesht nje klub i vogel. FORCA DINAMO

    Përgjigju
    • Leshteriku: 27/02/2025 12:51

      Komisionii discipline duhet ta denoj skenderbeun per trukime

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Rama ‘debat’ me emigranten në Athinë: Nëse administrata do ishte zero, s’do na thoshte hajdeni BE! Mos më thoni se në Greqi është perfekt çdo gjë

Rama ‘debat’ me emigranten në Athinë: Nëse administrata do ishte zero, s’do na thoshte hajdeni BE! Mos më thoni se në Greqi është perfekt çdo gjë