Estrogjeni, arsyeja pse gratë e
përballojnë më mirë stresin

Estrogjeni, arsyeja pse gratë e<br />përballojnë më mirë stresin
ROME – Gratë kanë dyshuar prej kohësh që janë më rezistente ndaj stresit se sa burrat, por sot, një hulumtim shkencor përpiqet të shpjegojë edhe arsyen. Studiuesit e Universitetit të Buffalo-s, në një letër të botuar në revistën e Psikiatrisë Molekulare, tregojnë një prirje më të madhe të grave për të mbajtur nervat në situata të vështira për shkak të efektit mbrojtës të estrogjenit, i cili bllokon efektet negative të stresit në tru.

Në veçanti, eksperimentet janë kryer mbi minjtë meshkuj dhe femra, duke iu nënshtruar aktiviteteve që imitojnë përvojat sfiduese, në të cilat njerëzit përballen më tepër, të tilla si të gjitha ato që shkaktojnë frustrim dhe ndjenjën e të qënit nën presion.

Rezultati ishte se menjëherë minjtë-femra kishin një përgjigje më të mirë ndaj stimujve:  për shembull, njihnim më lehtë imazhet që iu ishin shfaqur më parë atyre, ndryshe nga meshkujt, të cilat kishin kujtesë më afatshkurtër.

Kontrollet treguan se në trurin e femrës ishte një përqendrim më i lartë i aromastasit, një hormon i prodhuar nga estrogjeni, i cili është përgjegjës për përgjigjen e stresit. Studiuesit argumentojnë se nëse do të ishte e mundur për të bërë një kombinim të ngjashëm me hormonet e estrogjenit, pa efekte anësore, mund të trajtojnë në mënyrë efektive stresin e mashkullit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit