TIRANË - Vetëm pak ditë më parë, ish minitri i arsimit, Et’hem Ruka paralajmëroi në “Shqiptarja.com” ripërsëritjen e procesit të akredetimit. Në një pronocim për programin e PS-së për arsimin, ai tha se programi është mjaft i arrirë, por tashmë u lind detyra ekspertëve që të marrin masa konkrete për zbatimin e tij, duke e nisur me cilësinë e universiteteve.

“Në fakt sistemi ynë arsimor ka nevojë për një reformë radikale, duke mbajtur ata të mirat që janë arritur deri më tani dhe duke ndërhyrë për të përmirësuar atje ku ka nevojë. Unë them se kjo duhet të fillohet që nga sistemi parashkollor dhe deri tek sistemet e tjera. Sigurisht që qeveria e re nuk është kundër iniciativës private në këtë sektor, por shumë shpejt, të gjithë shkollat e larta private në vend, do t’i nënshtrohen një filtri kriteresh, dhe do të mbijetojnë vetëm ata që i përmbushin”, - na thotë Ruka.

Sa i përket sistemit publik, ai thotë se edhe rritja e numrit të studentëve që pranohen duhet të shoqërohet jo vetëm me buxhet shtesë, por edhe me zgjerim ambientesh dhe me shtesë të stafit akademik. Ruka është një ndër njëohësit më të mirë të sistemit arsimort në vendin tonë, pasi jo vetëm e ka drejtuar dikasterin e arsimit për vite me radhë, por është edhe autor i mjaf5t teksteve shkollore.

Shkrimi u publikua sot (24.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)