Virusi ‘Ethet e Nilit’, QSUT për Report Tv: Gjendja e 17 të infektuarve stabël! Në 24 orët e fundit s'ka raste të reja

Virusi ‘Ethet e Nilit’ u rikthye pas 13 vitesh në vendin tonë, ku dje më 5 gusht, ISHP raportoi se janë 17 të infektuar dhe 3 qytetarë humbën jetën nga ky virus.

Por, si paraqitet gjendja e të infektuarve, nga ky virus?

Lidhur me këtë Report Tv kontaktoi me QSUT, ku u bë me dije se gjendja e të infektuarve është stabël.

Sipas QSUT, gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur raste të reja me këtë virus. 

“Gjendja e 17 të infektuarve me “Ethet e Nilit Perëndimor” paraqitet stabël dhe po marrin trajtimin e duhur mjekësor, ndërsa në 24 orët e fundit nuk kemi asnjë rast të konfirmuar me këtë virus në QSUT”, u tha nga QSUT.

‘Ethet e Nilit’ është sëmundje zoonotike, që qarkullon kryesisht te zogjtë dhe që prek sistemin nervor, por sëmundja kalon tek njerëzit nga pickimi i mushkonjave dhe nuk transmetohet nga njeriu tek njeriu.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:20
Virusi i Nilit/ Silva Bino: Nuk paraqet shenja tek personat e shëndetshëm! Bizneset të kenë kujdes mbeturinat, janë përthithës të mushkonjave

1722954527_silvabino.JPG

Silva Bino, Shefe e Sherbimit të Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP ka dhënë një mesazh për të gjithë qytetarët lidhur me virusin e Nilit, e cila ka prekur 17 persona në vendin tonë.

Bino përmes mesazhit të shpërndarë nga ministrja e shëndetësisë, Albana Koçiu, thekson se ky virus nuk paraqet shenja tek personat e shëndetëshëm dhe tek të rinjtë.

Bino bën apel për të gjithë qytetarët që të marrin masa paraprake, si dhe për bizneset të pastrojnë mbeturinat, pasi plehrat tërheqin shumimin e këtye mushkonjave. 

'Virusi i etheve të Nilit perëndimor zakonisht është pa shenja, pra nuk paraqet shenja tek personat e shëndetshëm dhe të rinjtë. Vetëm 20% mund të paraqesin disa shenja që janë të ngjashme me shenja e gripit, ose mund të shfaqin pika të kuqe në lëkurë. Vetëm 1% e këtyre personave dhe zakonisht persona që kanë sëmundje bashkëshoqëruese dhe janë mbi 60 vjeç ose që përdorin me shumicë alkool, janë personat që mund të bëjnë prekjet të sistemit nervor qendror, si encefalite dhe meningite. Vetëm 1% e personave që shfaqin shenja klinike mund të bëjnë forma të rënda të sëmundjes. Është sëmundje që mund të parandalohet nëpërmjet parandalimit të pickimit të mushkonjave dhe natyrisht procesi e dezinsektimit që ul shpeshtësinë e kësaj sëmundje. Megjithatë ky proces nuk mund ti zhduki të gjithë mushkonjat, prandaj është e nevojshme që edhe vetë çdo individ të marri masa paraprake. Pra në qoftë se rri gjatë mbrëmjes kur këto janë më aktive të përdori elementë, pomada apo lëngje që largojnë mushkonja apo të rrijnë me bluza të lehta me mëngë të gjata. Më e rëndësishme që çdo individ apo çdo biznes duhet të pastrojë mbeturinat apo plehrat, të cilat janë përthithës të këtyre mushkonjave. Pasi sado dezinsketim që të bëjmë prania e plehrave dhe mbeturina favorizon shumimin e mushkonjave. Higjena dhe shëndeti personal ti bashkohen procesit të dezinsektimit.', tha Bino.

S.B/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Gucati përfundon dënimin në Hagë: Qëndrova ballëlartë dhe krenar

Gucati përfundon dënimin në Hagë: Qëndrova ballëlartë dhe krenar