TIRANË- Personat që kanë qenë në ankth e pritje për një kohë të gjatë për lotarinë amerikane, do ta mësojnë nëse janë fitues. Duke nisur nga ora 18.00 e ditës së sotme, të gjithë ata që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane mund të mësojnë nëse janë përzgjedhur si fitues apo jo.

Për të parë nëse janë përzgjedhur për të shkuar në tokën e premtuar apo jo, procedura e kërkon që të gjithë të regjistruarit, duhet të bëjnë kontrollin online me anë të numrit e tyre unik, emrin dhe mbiemrin si dhe vitin e lindjes në adresën zyrtare te departamentit te shtetit amerikan.

Tek ky link mund të shikoni nëse jeni shpallur fitues ose jo.