Ethet e Nilit/ ISHP shuan dyshimet: Asnjë rast me këtë virus në Shqipëri, por paralajmëron

Ndërsa në vendet fiqinje si Greqia e Kosova janë shënuar disa raste me virusin vdekjeprurës, Insituti i Shëndetit Publik ka njoftuar se aktualisht në Shqipëri nuk ka asnjë rast të sëmundjes virale Ethja e Nilit Perëndimor në Shqipëri.

Bazuar në të gjitha testimet e kryera, ISHP konfirmon se prej dy vitesh në vendin tonë nuk ka asnjë rast të kësaj sëmundje. Megjithatë frika është e madhe, pasi ISHP-ja pranon se nuk ka vaksina për këtë sëmundje, prandaj edhe qytetarët duhet të tregojnë kujdes nga pickimi i mushkonjave.

NJOFTIMI I ISHP

Qysh prej vitit 2011 në Shqipëri është vendosur survejanca për zbulimin e hershëm të Etheve të Nilit Perëndimor në të gjithë vendin dhe sidomos evidentimin e infeksioneve të sistemit nervor qendror të shkaktuar prej tij. Po ashtu janë përforcuar kapacitet laboratorike të diagnozës përfshi këtu dhe atë molekulare të kësaj sëmundje pranë laboratorit të virologjisë në ISHP.

Gjithashtu për Shqipërinë është kryer edhe një vlerësim risku ku janë përcaktuar zonat me risk më të lartë ku kemi një survejancë dhe kontroll të përforcuar. ISHP këtë sezon në bashkëpunim me ECDC (Qendrën Europiane të Kontrollit të Sëmundjeve) ka përcaktuar masat për të parandaluar përhapjen e kësaj sëmundjeje si më poshtë: 

1. Përforcimi i survejancës për Ethen e Nilit Perëndimor dhe infeksionet e sistemit nervor qendor 
2. Komunikim të përditshëm me struktura shëndetësore në vend për kapjen e hershme të rasteve
3. Përgatitje e laboratorit të virologjisë pranë ISHP për të kryer diagnozën dhe bashkëpunim i këtij laboratori me rrjetin europian të sëmundjeve emergjente 
4. Survejancë e përforcuar tek kuajt dhe zogjtë
5. Fushatë ndërgjegjësimi, informimi dhe kontrolli derë me derë në Tiranë dhe më tej sipas një udhëzimi dhe bashkëpunimi me ECDC.
6. Bashkëpunim ndërkufitar për Plan të Kontrollit të mushkonjave për të ndërhyrë në rastet e shpërthimit të ndonjë epidemie dhe shkëmbim informacioni me vendet fqinje.
7. Survejancë e përforcuar entomologjike. 
Kujtojmë se për këtë sëmundje nuk ka vaksine tek njerëzit, por mënyra më e mirë për të parandaluar infektimin nga Virusi i Nilit Perëndimor si në Shqipëri dhe jashtë saj, është evitimi gjithnjë e më i madh i pickimit nga mushkonjat.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja