Mjeku kirurg Engjëll Bejtaj i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv tha se vaksinat nuk duhet të etiketohen në bazë të origjinës, por në bazë të transparencës së gjithë procesit.
‘Nuk besoj se në Shqipëri ka njerëz të kënaqur me këtë proces vaksinimi, edhe vet kryeministri besoj se nuk është i kënaqur. Çdo ditë që vonohet një vaksinë, është një jetë e humbur. Që nga momenti që duke parë atë sondazhin, etiketimi i vaksinave me flamuj është i gabuar. Një vaksinë vlerësohet në bazë të transparencës së gjithë procesit. Brezi im është rritur duke u vaksinuar me vaksina kineze. Ky diskutim po bëhet me nuance politike. Edhe rusët edhe kinezët kanë një teknologji shumë të përparuar edhe në këtë fushë. Para disa ditësh dëgjova një prononcim të Anthony Fauccit. Ai tha që unë ju rekomandoj që gjithsecili të bëjë atë vaksinës që ka mundësi të kapi të bëjë. Në një kohë kur je i rriskuar nga një infeksion nuk mund të bësh naze. Ne s’kemi asnjë mundësi të diskutojmë në këtë fushë dhe për ne EMA është një institucion i besueshëm. Unë do të thoja që qeverisë i takon të bëjë një politikë për të mos i etiketuar vaksinat për nga origjina. Vaksina është një tjetër gjë, ashtu siç marrim medikamente edhe nga Turqia edhe nga shtete të tjera. Dhe në politikën e zgjidhjes së këtij problemi nuk duhet humbur kohë.’- tha Bejtaj.
Lajmi kryesor:
Mjekët në Repolitix: Italia dhe Gjermania drejt vaksinës ruse, në Turqi 9 mln të vaksinuar me atë kineze! Bejtaj: S'mund të etiketohen vaksinat nga flamujt (VIDEO)
M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
6 Janar, 20:03
Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?
-
I tmerrshëm
75.1%
-
Normal
19.5%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 3229
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Akuzat e Berishës për Majkon/ Valteri: Mos e merrni seriozisht! Çaça: Përgjimi i SHISH mund të jetë i vërtetë! Petraj: Besoj se është inekzistent! Karaj: Duhet ta referonte
7 Janar, 22:41
-
Detaji në ‘Repolitix’/ Ish-deputeti Valteri: Belind Këlliçi pagoi për foton me Trump, ka prova dhe faturë! Do ketë tjetër kallëzim në vijim
7 Janar, 22:12
-
Debati në ‘Repolitix’, Valteri: Ilir Meta një palaço, më i korruptuari dhe i përfshirë në vrasje! Petraj: Rrezikon edhe Partia e Lirisë, mosdeklarim i parave për lobimin
7 Janar, 21:47
-
Kinë/ Shqetësim për virusin e ri misterioz, spitalet mbushen plot
3 Janar, 22:34
-
Bilanci i 2024-ës, gazetarja Keti Banushi në '5 Pyetjet': Viti i SPAK! Po preken të paprekshmit! Alimehmeti: Korrupsioni nuk parandalohet me 20 prokurorë
30 Dhjetor 2024, 22:33
-
Rasti i parë me linë e majmunit në Kosovë, ISHP: Në Shqipëri nuk kemi asnjë rast të dyshuar
27 Dhjetor 2024, 17:33
-
Sondazhi i Report Tv/ PS fiton Tiranën me 18 mandate, PD 11! 8 deputetë nga partitë e reja! Në Durrës socialistët fitore të thellë, marrin dhe Dibrën e Lezhën! Garë e fortë në Shkodër
25 Dhjetor 2024, 07:51
-
Mbyllja e TikTok, Vataj në ‘Repolitix’: Platforma më e rrezikshme në Shqipëri! Leci: Kompania mund të kërkojë dëshmpërblim! Nikolla: Duhet edukim
24 Dhjetor 2024, 21:29
-
A do votojë diaspora? Krashi në 'Repolitix': Patjetër që do bëhet! Pano Soko: PD-PS nuk kanë vullnetin ta zbatojnë! Daci: Përfiton vetëm mazhoranca
18 Dhjetor 2024, 22:18
-
Mitsotakis flet për 'Vetëvendosje' të minoritetit grek, Alban Daci: Nuk është shaka! Kanë doktrinë Vorio-Epirin! Gazetarja Esiona Konomi: Provokim politik për konsum në Athinë
18 Dhjetor 2024, 21:32
-
SHBA edhe një herë 'Jo' Berishës/ Valteri: I vdekur, i pakallur! Tafani: Mesazhi i qartë, 'Mos shkoni tek PD-ja'! Kulluri: Amerikanët kanë problem këtu korrupsionin dhe krimin
17 Dhjetor 2024, 21:41
-
Kthupi në ‘Repolitix’: Berisha e Rama kërkojnë të minojnë reformën në drejtësi! Çaça: SPAK në rrezik nga politika
11 Dhjetor 2024, 22:10