Etilda Gjonaj takime me banorët në njësinë nr.7: Partia Socialiste meriton mandatin e tretë për të vijuar punët e mira që janë nisur

Etilda Gjonaj takime me banorët në njësinë nr.7: Partia Socialiste meriton mandatin e tretë për të vijuar punët e mira që janë nisur

Etilda Gjonaj

Etilda Gjonaj, kandidatja me numër 7 në listën e PS për Tiranën dhe njëkohësisht Ministre e Drejtësisë vijon fushatën elektorale në Njësinë 7 duke zhvilluar takime komunitare me banorët dhe zgjedhësit e kësaj zone.

Etilda Gjonaj shprehet mjaft e kënaqur me mbështetjen e zgjedhësve në të gjithë Njësinë 7 në takimet e saj elektorale.

Ministrja e Drejtësisë tregon se motivi që po e karakterizon fushatën e saj është se 'Partia Socialiste meriton të ketë edhe një mandat për të vijuar të gjithë punët e mira të bëra deri tani, për të marrë të gjitha frytet e reformave shumë të rëndësishme që kemi ndërmarrë, por njëkohësisht edhe për të garantuar atë që ne e themi më shpesh, qëndrueshmërinë e të ardhmes së vendit. Duke filluar nga ajo ekonomike, duke filluar që nga ajo që ka të bëjë me shtyllat e shtetit të së drejtës, Drejtësia, Siguria, Lufta kundër Korrupsionit. Dhe qëndrueshmërinë e vendit, qëndrueshmërinë e të ardhmes së këtij vendi mund ta sjellë vetëm PS'.

Etilda Gjonaj në takimet e saj me qytetarët rrëfen se ‘’Ashtu siç kemi bërë reformën në drejtësi, e cila nuk është më thjesht një kantier, sepse kemi godinat e ngritura, kemi institucionet e ngritura, kemi sistemet e ngritura, por duhet ende përsëri punë nga këto institucione që të impaktojë jetën e përditshme të qytetarëve në marrjen e drejtësisë. Dhe kjo ishte arsyeja pse me paketën e fundit të reformës në drejtësi, të ndryshimeve ligjore që ne realizuam, ishte për t'i sjellë qytetarëve përshpejtimin e këtij sistemi të ri të drejtësisë.’’

Ministrja e Drejtësisë Gjonaj në bisedat e saj me zgjedhësit deklaron se 'Nëse qytetarët do të shkojnë në Gjykatën e Lartë të marrin një vendim, t'u shqyrtohet çështja, nuk do të duhet të presin më tashmë mbi 10 vjet, 15 vjet. Por në një periudhë shumë të shkurtër do të arrijnë të kenë një vendim nga Gjykata e Lartë, përsa i përket atyre çështjeve që janë stok derisa të shkojë në normalitet ku qytetari ta marri brenda vitit vendimin për çështjen që ka. E njëjta gjë është për gjykatat e rretheve, për gjykatat e apelit.’’

Kemi arritur që me reformën e pronës të kërkojmë më pak dokumenta se c’është kërkuar më përpara për t’ja lehtësuar jetën qytetarëve. Dhe është një reformë shumë e rëndësishme. Nëse Njësia 7 në 2013 ka patur 0% banesa të legalizuara, sot ka mbi 70% banesa të legalizuara. Padyshim kemi shumë punë për të bërë, dhe kjo është arsyeja që ne kërkojmë që të qeverisim 4 vjet të tjera, që të përfundojmë të gjithë procesin e reformimit të tokës, gjithë procesin e legalizimeve.

 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024