Barazia gjinore ka prekur Etipionë në rangun më të lartë në këtë pozicion. Kësaj here bëhet fjalë për Sahle Work Zewde, e cila është zgjedhur në kreun e shtetit në Etiopi.
Sahle ka punuar më parë si diplomate, ndërkohë që është e para grua, president në Afrikë.
Ajo vjen në këtë pozicion, pasi kryeministri i vendit, Abiy Ahmed vendosi që kabineti qeveritar të përbëhet në gjysmën e tij nga gra.
Në fjalimin e saj pas zgjedhjes në detyrë, Sahle tha se do të punonte që në vend të ketë një barazi gjinore reale.