Samuel Eto'o është grumbulluar për ndeshjen miqësore që Shqipëria do të zhvillojë përballë ekipit të Kamerunit më datë 14 nëntor në Gjenevë të Zvicrës.

Eto'o është futbollisti më i njohur i ekipit të Kamerunit pasi ka qenë pjesë e ekipeve të Realit të Madridit, Barcelonës, Interit dhe aktualisht i ekipit të Anzhit.

Sulmuesi është rikthyer në kombëtare pas një mungese relativisht të gjatë pas problemeve që kishte me drejtuesit e Federatës së Kamerunit, tashmë duket se mosmarrëveshjet janë sheshuar.

Eto'o do të jetë përballë mbrojtjes kuqezi në Gjenevë.

Por trajneri i ekipit afrikan ka lënë jashtë liste disa emra të tjerë të njohur si portierin Kameni dhe Mbian.

Megjithatë e rëndësishme është që në fushë do të jetë Eto'o.


(d.b/shqiptarja.com)