Sulmuesi i njohur nga Kameruni, Samuel Eto’o ka shpërthyer pas disa muaj heshtje ndaj trajnerit të Çelsit, Hose Murinjo. E ndërsa priti deri në mbylljen e kampionatit për të mos shkaktuar probleme në kampin e bluve, Samuel Eto’o ka sulmuar portugezin duke e cilësuar si idiot, pasi ky i fundit disa muaj më parë gjatë një deklarate për mediat pretendonte se sulmuesi ishte më i madh nga se deklaronte në dokumente.

“Besoj se të gjithë mund ta keni vënë re që i vjetri ka luajtur akoma më mirë se shumë të rinj. Sot jam 33 vjeç dhe ju nuk keni pse ti besoni një idioti që më quajti më të vjetër” deklaroi ai. Sigurisht që një deklaratë e tillë do të thotë se te Çelsi nuk ka vend për të dy, një të tillë e konfirmon edhe vetë sulmuesi duke pranuar që e ardhmja e tij është larg londinezëve.

“Dikush mendon se mund të transferohem në Amerikë apo në Lindjen e Mesme, por kjo nuk është aspak e vërtetë pasi unë kam rigjetur gëzimin e të luajturit në Champions League. Nuk do t’ju them se ku do të luaj sezonin e ardhshëm, por vetëm dua tua bëj të qartë se do të vazhdoj karrierën pasi jam në formë të shkëlqyer si fizikisht ashtu edhe psikologjikisht” përfundoi ai.


d.b/shqiptarja.com