Etrit Berisha huazohet te Atalanta
Gjimshiti transferohet tek Avellino

Etrit Berisha huazohet te Atalanta<br />Gjimshiti transferohet tek Avellino
Pak orë para mbylljes së merkatos erdhi dhe zgjidhja e problemeve për Etrit Berishën. Ndërsa portieri ishte në Shkodër në përgatitjet e fundit për miqësoren me Marokun, mediat italianë dhanë lajmin e huazimit të tij nga Lazio te Atalanta. Padyshim një zhvillim pozitiv ky për portierin e kombëtares që pas 3 vjetësh te Lazio huazohet në Bergamo, ku sipas të gjitha gjasave do të jetë portieri i parë i zikaltërve si zgjedhja e preferuar e trajnerit të tij të ri, Gasperini.

I lodhur nga të qenit rezerva e Marchetit te Lazio, ku edhe pse ka bërë paraqitje të mira në rastet kur është aktvizuar nuk është marrë parasysh nga klubi kryeqytetas, Berishës nuk i mbetej tjetër vesce të kërkonte një destinacion të ri për karrierën. Te Atalanta padyshim do të ketë shansin për të treguar më së miri vlerat e tij sërish në Serinë A, duke qenë se mediat italiane e japin drejt largimit portierin aktual të ziklatërve, Sportiello i cili ka prishur përfundimisht raportin me trajnerin Gasperini.

Kjo lëvizje e Berishës është njëkohësisht edhe një lajm i mirë për Gianni De Biasin dhe Kombëtaren, duke qenë se portieri do të jetë në aktivitet të plotë për sa i përket aktivizimit gjatë edicionit të eleminatoreve të Botërorit Rusi 2018.
 
Tani është zyrtare, Berat Gjimshiti sezonin e ardhshëm do të luajë në radhët e Avellinos në Serinë B. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare u transferua nga Atalanta në formën e huazimit për një vit, pasi Avellino mposhti konkurrencën e Betisit të Sevillaas dhe Fortunas së Dusseldorfit.

Berat Gjimshiti do të mbetet në futbollin italian, por duhet të nisë gjithcka nga e para për të fituar besimin drejtuesve të Atalantës, që vendosën ta transferonin në një skuadër ku 23-vjecari kuqezi do të ketë mundësi të luajë në vazhdimësi. I formuar në futbollin zvicëran në akademinë e Zyrihut, shtatlarti i bë pjesë e skuadrës së parë në vitin 2011 dhe për pesë sezoni radhazi u aktivizua në 110 ndeshje të kampionatit duke shënuar 5 gola.

Në janar të 2016 firmosi për tre vjet me Atalantën, por luajti në vetëm të ndeshje të Serisë A. Për shkak të hapësirave të kufizuara, bergamaskët vendosën ta huazonin te Avellino për të fituar më shumë eksperiencë. Edhe pse nuk u përfshi në listë nga De Biasi në finalet e Europianit, Gjimshiti mbetet një element i rëndësishëm te kuqezinjtë për eliminatoret e Botërorit Rusi 2018.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron