Etrit Berisha i 'plas' në dorë 'granatave', portieri i Kombëtares sherr me trajnerin e Torinos

Etrit Berisha i 'plas' në dorë 'granatave', portieri i Kombëtares sherr me trajnerin e Torinos

Etrit Berisha

Etrit Berisha nuk po kalon një situatë të qetë te Torino. Tuttosport bën me dije se portieri i skuadrës 'granata' dhe trajneri Juric kanë pasur një diskutim me tone të larta, çka ka bërë që gardiani i Kombëtares shqiptare të jetë jashtë ekipit.

Mosmarrëveshja ka qenë e fortë në stërvitje, me Berishën që është lënë jashtë ekipit. Duket se mungesa e minutave ia ka sjellë në "majë të hundës" portierit nga Prishtina, që njihet për qetësinë.

Berisha nuk luajti as në Kupë kundër Palermos dhe Cittadellas, me janarin që shihej se ishte muaji i duhur për t'u larguar. Kontrata me 800 mijë euro në sezon duket se ka stepur skuadrat për të marrë Berishën, me palët që duhet të zgjidhin mosmarrëveshjet deri në qershor. Kontrata e 33 vjeçarit me Torinon skadon në verën e 2024.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dhuratë e hidhur për Krishtlindje? Armando Broja mund të shkarkojë Guardiolën! Liverpool e Chelsea luajnë për 'Boxing Day'

Dhuratë e hidhur për Krishtlindje? Armando Broja mund të shkarkojë Guardiolën! Liverpool e Chelsea luajnë për 'Boxing Day'