Etrit Berisha në qendër të kritikave, trajneri Juric: Nuk stërvitet, s'kam pse e grumbulloj

Etrit Berisha në qendër të kritikave, trajneri Juric: Nuk stërvitet, s'kam pse e grumbulloj

Savic dhe Etrit Berisha

Gardiani dhe kapiteni i Kombëtares shqiptare të futbollit, Etrit Berisha nuk po kalon një sezon për t'u admiruar, duke mbetur jashtë grumbullimit me ekipin e tij në Serie A.

Portieri i Torinos nuk ka luajtur shumë minuta këtë sezon, teksa është në "luftë të ftohtë" me trajnerin Juric. Tekniku nuk i ka dhënë minuta këtë sezon, duke preferuar para tij Vanja Milinkovic-Savic. Në kushtet kur kur është titullar, Berisha duket se nuk stërvitet si duhet, gjë që e ka dhënë edhe trajneri Ivan Juric përpara ndeshjes me Cremonesen.

“Berisha nuk do që të jetë portieri i dytë dhe për këtë motiv stërvitet keq, kjo është diçka negative. Kush nuk stërvitet siç duhet, qëndron jashtë”, tha Juriç.

Trajneri kroat shpjegoi se Berisha, pas kampionatit të kaluar ku ishte protagonist në pjesën e fundit, nuk ka pranuar rolin e “të dytit” që i ka rezervuar sezoni aktual.

“Vitin e kaluar ka dhënë një kontribut të madh, por tani nuk pranon realitetin e ri. Unë preferoj që ai të stërvitet i ndarë nga grupi dhe Gemello të jetë portieri i dytë”, tha 47-vjeçari.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja