Eugent Bushpepa pretendet, çmimi
pritet të ngelet në “Top Channel”

Eugent Bushpepa pretendet, çmimi<br />pritet të ngelet në “Top Channel”
Rrugëtimi i Festivalit të muzikës moderne “Top Fest” gjatë 12 viteve duket se i ka ardhur fundi! Edhe pse ky edicion tashmë po rrugëton drejt finales së madhe më 31 Maj, ka nisur edhe ‘lufta’ për trofeun e këtij festivali.

Pavarësisht se shumë emra të njohur të muzikës si Beatrix Ramosaj, Ermal Fejzullahu, Lumi B dhe Ledri Vula, Noizy  dhe Elgit Doda, Kastro Zizo, Teuta Kurti, etj, kryesojnë për në finalen e madhe, këtë herë duket se çmimi do të ngelet në “Top Chhanel”. Gent Bushpepa me këngën “Pranë finishit”, përflitet se do të jetë këngëtari i cili do të triumfoj në këtë ediicon të fundit.

Edhe pse nuk kemi asgjë të konfirmuar, rrjetet sociale dhe klikimet në “youtube” tregojn se, kënga “Pranë finishit” është favoriti kryesor për të fituar çmimin. Edhe pse këtë vit kanë marr pjesë shumë këngëtarë të zhanreve të ndryshme, “Pranë finishit”, duket se është kënga që në fund mund të bëj diferencën.
Me tekst të jashtëzakonshëm dhe me një zë të fuqishëm e unik, ashtu si në edicionin e 9-të, Genti shfaqi një prej performancave më të mira në Top Fest.

Rrugëtimi që mbyllet

Edhe pse nga kjo skenë kanë dal emra të njohur të muzikës shqiptare, duket se tregu komercial ka pushtuar muzikën shqiptare duke i dhënë një goditje të fortë këtij festivali i cili nga viti në vit ka seleksionuar zërat e muzikës shqiptare. Ashtu siç ka premtuar edhe Lori Hoxha gjatë rrëfimit të saj, këtë vit “Top Fest” do të vlerësoj punën e një viti të gjithë artistët në një mbrëmje të vetme, të ndjekur nga eksperienca të “Grammy’s” apo “MTV aëards”.


 
 top fest 12

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi