Eugent Bushpepa shkëlqen në Eurovizion, Artan Fuga: Ajo këngë është skandal, ç’është ky provincializëm që na shohin sytë

Eugent Bushpepa shkëlqen në Eurovizion, Artan Fuga: Ajo këngë është skandal, ç’është ky provincializëm që na shohin sytë

Artan Fuga me Vespën e tij në Tiranë

Artan Fuga ka dalë kundër gjithë opinionit publik, pas suksesit të Eugent Bushpepës në Eurovizion.

Këngëtari ka arritur të shkojë në finale dhe ka marrë shumë lëvdata për performancën e tij.

Por sipas Fugës, ajo këngë është skandal, pasi nuk përfaqëson Shqipërinë.

“Kush ka turp që është shqiptar!

Hajde kuptoje cfarë dreqin e Zotit ka RTVSH qe con kenge pa pike identiteti muzikor shqiptar në eurosong?

Cfarë keqkuptimi disavjecar!

Duan të hiqen si gjoja europian, dhe harrojnë se Europa është pikërisht mozaiku i kulturave të ndryshme ku ajo shqiptare si traditë nuk është hiç më pak sesa kultura muzikore e popujve të tjerë.

Mirë që harxhojnë lekët tona kot fare duke prodhuar pa ngjyrë, pa erë, pa shije, por na paraqesin edhe si komb shterpë, në vend të shfaqen me identitetin tonë.

Cfarë dreqin ky provincializëm pa kuptim që na paraqet ashtu sikurse nuk jemi nga frika se mos ashtu sikurse jemi në rrënjët tona nuk u pëlqejmë!

Kush ka turp që është shqiptar?

Dhe jo vetëm në eurosong, por edhe në mjaft emisione të tjera televizive ku imitohet pa pikë shije modeli i huaj i degjeneruar; dhe jo sikurse ai është në të vërtetë, plot sharm dhe cilësi, i mbytur në ujëra të ndejtura deri në kulm.

Mjaft o mjaft!

Televizioni më i shtrenjtë në prodhimin e një mibnute turansmetim.

Noton në lekë, të mbledhura me dhunë burokratike, dhe niveli i audiencave për ibret, dhe kërkon edhe më fort lekë duke e zhytur dorën buçko edhe më thellë në xhepat e pantallonave tona të grrisura”, shkruan Fuga./Tema

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ena: 01/06/2018 11:24

    Si e ke hallin? Eurovizion nuk eshte festival i kenges popullore e as i ansamblit te valleve, por i muzikes dhe krijimtarise me tema gjitheperfshirese, universale, njerezore. I kemi pare plot dajret e daullet edhe e kemi pare se cfare vleresimi kemi marre. Jo vetem ne, por edhe Serbia e Mali i Zi jane nje model i ngjashem me ne qe vetem perserisin te njejten gje cdo vit duke u bere bajate. Leja daullet e gajdet festivalit te kenges popullore, ose ndoshta duhet krijuar nje format i vecante EuroFolk Song Contest p.sh., qe te biem rehat njehere e mire me njerezit si ju.

    Përgjigju
  • Adelina: 13/05/2018 14:59

    Se kuptoj pse?Ne vend qe ti thon urime se e gjithe evropa dha shume komente te mira.Te gjithve na beri krenar sepse kenga ishte fantastike.Love. Nqs ke dicka me rtsh gjeje diku tjeter te besh komentet negativwith jo te dicka e bukur si ke nga qe na perfaqsoj.

    Përgjigju
  • Artisti: 11/05/2018 23:46

    Zoteri ju nuk I dini dot te gjitha,pavaresisht nivelit arsimor qe keni. Akademia e Shkencave gjithashtu ka shperdoruar taksat tona por studimet shkencore ne kete vend lene per te deshiruar!Apo kjo nuk eshte ne Eurovision e nuk quhet????E ta mendosh qe teksti,muzika dhe interpretimi ishin fantastike!Te pakten per etike duhet te kerkoni falje per fjalet tuaja ofenduese. Pavaresisht sa u munduat t'i zbukuronit me vone.E fundit, ju pse nuk I beni konkrete idete tuaja brilante qe ne krye te heres ,por pritet daljen e vezes????

    Përgjigju
    • Adelina: 13/05/2018 15:05

      Se kuptoj pse duhet te nxierim fjal negative per dike qe u velersu nga te gjithe dhe arriti ne nje vend shume te mire ne finale pavarsisht se nuk mund te fitojm te gjithe.Urime Genti

  • Une: 10/05/2018 20:43

    Po ky c'pati????? Keta e dine veten specialiste ne cdo fushe???

    Përgjigju
  • Admin: 10/05/2018 09:24

    Je dhe edhe ti i vonuar, stili Snob ekstrem ka dale me kohe, qe nga Muc Nano, Ypi, e me trarallaket Lubonja e Nxhela, qe vazhdojne vetem me "sencacione".

    Përgjigju
  • Une: 10/05/2018 09:18

    Fuga kete here ia ke fut kot. Eshte krijimtari e nje zhanri qe ska lidhje me identitetin por me cilesine ne llojin e vet. Ne konferencen per shtyp e vleresuan gjithe mediat. Madje kengetari norvegjez qe qe nga me te miret e vleresoj shume...

    Përgjigju
  • Naimi: 10/05/2018 08:32

    Ky qe marrka persiper te luaje edhe rolin e muzikologut dhe me vjen shume keq qe nuk paska haber nga muzika dua ti them qe vetem nje performance qe Bushpepaj beri ne Eurosong dhe qe nuk e kishte ne festival beri qe ta conte ne finale.

    Përgjigju
    • tony: 10/05/2018 09:00

      Patjeter qe mund te shkoje ne finale, zotesia e kengetarit dhe instrumentisteve. Kenga nuk eshte e keqe, por Fuga edhe pse shpesh ia fut ne ajer, kesaj here ka te drejte, u be kaq vite qe festivali con kenge rrok vetem se keshtu do jete me i pelqyeshem per Europen. Fuga thote qe s'ka asgje shqiptare ne ate kenge dhe me thene te drejten, asgje nga identiteti jone nuk ka ne te. Edhe nje here, E.Bushpepajt nuk i heq asnje presje nga performanca.

  • antigrekofil: 10/05/2018 00:59

    Vetem xhepat qe si ke te grisura ti.

    Përgjigju
    • Gac: 10/05/2018 15:37

      Z.Fuga.Pak me modest.Pse te gjithe ne duhet te shikojme shijet tua dhe pastaj te behemi tifoze per kete.Jam Dakord ne se kritikon ne pergjithsi artin dhe kengetaret e sote.Jo dikush jam roker,dikush i kesaj rryme dikush i nje tjeter.Rryme.Te gjithe fallso.Te bej be ne zotin ne se nje nga keta kengetare Fallso mundet te kendoje nje kenge po te tij te kenduar para nje viti ose dy.Te bej be qe nuk mund ta kendoje sepse ajo nuk ka as melodi as fjale vetem te leshoje diskun.Dhe e gjithe kjo eshte merite skandaloze e medias e cila do te krijoje yje,vipa etj,por sigurisht kundrejt pageses.Keshtu qe per gjendjen qe jemi gjithe fajin e ka Media vizive apo e shkruar.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'