Dale, dale, një minutë, një minutë. Unë nuk di gjë fare në ka ngjyer dorën a jo Ilir Beqja. Do ta tregojë SPAK-u. Dëshiroj të dalë pa faj, nëse ka faj të shlyejë dëmin sipas ligjit deri në një!

Por, që duke qenë në arrest, në hetim, të thirret në atë komisionin kuvendor steril që në shijen time politike më duket gjysmë i çmendur, qesharak në sytë e shqiptarëve, i thirrur shoqëruar me policë, kjo më shfaqet sikur është çmenduri, hipokrizi, sadizëm.

Kjo është që Kuvendit të paralelizojë Prokurorinë. Lëre mos lozni shpiash, prokurorësh, si një ikje nga vetja dhe si identifikim me ata që keni frikë e ju dalin në gjumë!

Frojdi e quante transferte, një psikoze neuropatologjike!

Dhe media ne vend të ulërijë, merret jo u lejua jo s'u lejua Ilir te shfaqi video, foto a skica!

U pika!

O Iir Beqja, mos shko në atë komision! Jepi xhevap vetëm prokurorëve askujt tjetër, se nesër do të kërkojnë llogari dhe hetim edhe ata që janë fut në Big Brother a Big Market, mos shko sepse një i arrestuar ka të drejta, nuk mund të bëhet lodër për deputetë! Nuk mund të hetohet në publik!

O deputete, por ç‘bëni mo! Po është turp kjo që bëni!

Çnjerëzore! Antiligjore!