EULEX arreston 3 persona,
merret në pyetje Fatmir Limaj

EULEX arreston 3 persona, <br />merret në pyetje Fatmir Limaj
KOSOVE - Policia e EULEX-it ka arrestuar sot tre persona të dyshuar për krime lufte në Kosovë. Policia e EULEX-it ka arrestuar Nexhmi Krasniqin, Naser Shalën dhe Naser Krasniqin.

Zyrtarët e misionit të Bashkimit Evropian për sundim të ligjit, EULEX nuk kanë dhënë shumë detaje, por besohet se bëhet fjalë për rastin e quajtur “Kleçka”, i cili është rikthyer në gjykim javën e fundit.

“Ajo që mund ta konfirmoj është se kemi arrestuar tre persona të dyshuar për krime të luftës”, ka thënë një prej zëdhënësve të EULEX-it, Anne Blanksma.

Mediat kosovare citojnë burimet brenda EULEX-it të kenë deklaruar se të akuzuarit janë prangosur pasi ishin ftuar për një seancë pyetjesh në lidhje me rastin “Kleçka”.

EULEX në aksion për arrestimin e Fatmir Limajt?
Fatmir Limaj është paraqitur në EULEX, ndërkaq, në pyetjet e gazetarëve se cila është arsyeja që ai gjendet në EULEX, ai është shprehur shkurtimisht: “Pyetni këta (EULEX-in), sepse unë nuk e di”. Ndërkaq, intervistimi i Naser Shales, Naser Krasniqit dhe Nexhmi Krasniqit është duke u bërë veç e veç. Vendimi për ta pritet të jepet në orën 19:00. Po ashtu, EULEX-i ka filluar edhe intervistimin e deputetit Fatmir Limaj, njofton RTK.

Nuk ka aksion arrestimi për Limajn
Burime të RTK-së konfirmojnë se nuk ka asnjë aksion të EULEX-it për arrestimin e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj, siç është shkruar në disa media. Por, Fatmir Limajt i është bërë ftesë nga Gjykata Supreme që të paraqitet në këtë Gjykatë sot në orën 17:00, për të trajtuar procesin e akuzave në rastin “Kleçka”.

Po ashtu, këto burime konfirmojnë se as të akuzuarit tjerë në këtë rast, nuk janë arrestuar, por ndaj tyre po aplikohet procedura e marrjes në pyetje lidhur me rastin “Kleçka”, por nuk ka masë arresti ndaj tyre.

Sipas burimeve, thuhet që pjesë e aksionit të tyre është arrestimi i deputetit të Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj. Avokati i Fatmir Limajt, Tahir Rrecaj thotë se akoma nuk ka ndonjë informacion zyrtar rreth këtyre informacioneve që po qarkullojnë nëpër media.

Aksionin e kanë konfirmuar për Express edhe zyrtarët e EULEX. “Mund ta konfirmoj se EULEX është duke e zhvilluar një aksion për arrestim. Aktualisht nuk mund të japim detaje se për kë bëhet fjalë dhe në cilin lokacion po zhvillohet aksioni”, kanë thënë këta zyrtarë. Ata sqarojnë se shumë shpejt do të dalin me një deklaratë për shtyp rreth arrestimit.

Po ashtu, gazeta serbe Blic thotë se ky aksion i EULEX bëhet për arrestimin e deputetit Limaj. Sipas Blic, arrestimi i Limajt lidhet me krimet e luftës.

Avokati i Fatmir Limajt, Tahir Rrecaj thotë se akoma nuk ka ndonjë informacion zyrtar rreth këtyre informacioneve që po qarkullojnë nëpër media. “Për të tjerët ma kanë konfirmuar jozyrtarisht, por jo edhe për klientin tim”, ka thënë ai. Sipas tij, ai nuk beson se klienti i tij është arrestuar pasi thotë se po të ndodhte kjo familjarët e tij do ta informonin menjëherë.

Ditë më parë, EULEX hapi rastin “Kleçka” ku u pranuan dëshmitë nga ditari i “Dëshmitarit X”, të të ndjerit Agim Zogaj. Po ashtu, Limaj akuzohet për krim të organizuar, shpërdorim i detyrës zyrtare gjatë kohës sa ishte Ministër i Transportit.


Marrë nga RTK
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Po drejtonte trajlerin e ngarkuar me krom, humb jetën 37-vjeçari në Kalimash

Po drejtonte trajlerin e ngarkuar me krom, humb jetën 37-vjeçari në Kalimash