Policia e EULEX-it ka arrestuar mëngjesin e sotëm tre persona të dyshuar si pjesëtarë të një organizate terroriste.
Sipas policisë, dyshohet se personat e arrestuar janë 3 shqiptarë. Ata mendohet të kenë qenë protagonistë të 3 sulmeve mbi policinë e Serbisë në Dobrosin, afër pikë-kalimit 5 - Dheu i Bardhë.
Po ashtu, sipas EULEX të arrestuarit mendohet të kenë marrë pjesë edhe në sulmin e fundit që ka ndodhur më 7 tetor 2012, shkruan gazeta Express.
“Ky operacion tashmë ka përfunduar dhe seanca për masën e sigurisë pritet të mbahet të martën pasdite nga Gjykata e Qarkut në Gjilan”, thuhet në një njoftim të EULEX-it.
(su.fu/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com