EULEX arreston gjashtë persona për kontrabandë

EULEX arreston gjashtë persona për kontrabandë
Sot policë dhe doganierë të EULEX-it kanë arrestuar gjashtë persona dhe kanë bastisur disa lokacione.

Sipas burimeve të mediave kosovare, i arrestuar është biznesmeni nga Mitrovica, Mentor Beqiri dhe disa bashkëpunëtorë të tij.  Policia e EULEX-it, ka bllokuar pompën e benzinës OIL Kosova, e cila është pronë e biznesmenit Mentor Beqiri në afërsi të qytetit të Vushtrisë.

Ky operacion është pjesë e një hetimi të gjerë lidhur me vepra penale të krimit të organizuar, kontrabandës të mallrave, evazionit fiskal, shmangies mashtruese të taksave importuese, si dhe pastrimit të parave.

Gjatë ditës janë bastisur disa lokacione private dhe afariste, përfshirë edhe pompa të benzinës, në tërë territorin e Kosovës.

Hetimet janë duke u drejtuar nga një prokuror i EULEX-it i Prokurorisë Speciale. 
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ I faluri nga amnistia kthehet te zakoni, sapo doli nga burgu bëri vjedhjen e radhës

Korçë/ I faluri nga amnistia kthehet te zakoni, sapo doli nga burgu bëri vjedhjen e radhës