Katër shqiptarë janë arrestuar në orët e hershme të mëngjesit të sotëm gjatë një operacioni të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës te Kroi i Vitakut në veri të Mitrovicës.
Zyrtarë të EULEX-it kanë konfirmuar për RTK-në se dy persona janë paraburgosur në lidhje me incidentin e dhunshëm në nëntor të vitit të kaluar, i cili ka rezultuar me vrasjen e Savo Mojsiqit. Ndërkaq, dy persona të tjera po mbahen në arrest për posedim ilegal të armëve.
Sipas EULEX-it, gjatë këtij operacioni janë bastisur tri shtëpi dhe janë konfiskuar dy pushkë AK 47 me rreth 110 plumba, një revole dhe një granatë dore.
Të arrestuarve u është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh, ndërsa rasti po hetohet nga një prokuror vendës dhe një ndërkombëtar.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com