Prokuroria e EULEX-it i ka caktuar masen e ndalimit policor në afat prej 24 orësh kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prishtinës Sami Hamiti.
 EULEX-i ka kontrolluar pronat e tij, ndërsa ka arrestuar edhe biznesmenin Agim Ademi - ndërtues banesash në Prishtinë dhe njëkohësisht Nënkryetar i Federatës kosovare të Futbollit, dhe biznesmenin Muharrem Rama.

"Sot policia e EULEX-it arrestoi tre persona, në mesin e tyre një zyrtar i lartë i komunës së Prishtinës. Të dyshuarit u arrestuan me autorizim të gjyqtarit të procedurës paraprake, dhe dyshohen për zhvatje dhe vepra të tjera që lidhen me korrupsionin", tha zëdhënësi i misionin të EULEX-it Blerim Krasniqi.

Avokati i Sami Hamitit, Tomë Gashi ka thënë se klienti i tij, pasdite, është marrë në pyetje në ndërtesën e EULEX-it në Fushë Kosovë.

/rg/shqiptarja.com/