Këshilli i Bashkimit Evropian ka vendosur sot t’ia zgjasë mandatin e misionit EULEX në Kosovë deri më 14 qershor 2014. 
Brenda 10 ditësh stafi i EULEX-it do të ketë 700 ndërkombëtarë më pak, kurse stafi lokal do të vogëlohet për 200 veta.
Vendimin për zgjatjen e mandatit të EULEX-it e ka përshëndetur Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton. 

E mirëpres zgjatjen e mandatit të EULEX-it për dy vjet të tjera. EUELEX është duke bërë një punë të rëndësishme dhe të mirë në përkrahjen e sundimit të ligjit në Kosovë. Ashton inkuarojoji autoritetet e Kosovës që ta shfrytëzojnë ekspertizën e EULEX-it. Në të ardhmen do të ketë nevojë që gjithnjë e më shumë përgjegjësitë të merren nga autoritetet lokale”, ka thënë Ashton. 
Që nga 15 qershori i këtij viti, maksimumi i stafit ndërkombëtar të EULEX-it do të jetë 1 250 pjesëtarë dhe 1 000 pjesëtarë lokalë. 

/rg/shqiptarja.com/