PRISHTINE- Nje njësi task forcë e posaçme është ngritur në Kosovë e cila do zbulojë enigmën e vdekjes misterioze të drejtorit të Agjencisë kosovare të privatizimeve Dino Asanaj, i cili u vdiq javën e kaluar si pasojë ë plagëve me thikë në zemër.
Fillimisht u tha se Asanaj mund të ketë kryer vetëvrasje, por ky version duket i dyshimtë. Prokurori Blerim Isufaj tha se nje ekip i përbërë nga EULEX dhe prokurorë të Kosovës po hetojnë vdekjen në dy pista, vrasje dhe vetëvrasje.
Në vendin e ngjarjes, policia gjeti një letër,e cila u tha se ishte shkruar nga viktima. Në letër thuhej se "Remzi Ejupi, gazeta Zëri dhe Abdurrahman Konjufca më shkatërruan jetën dhe familjen. Kam marrë ligjin në duart e mia duke vepruar kështu. "
Asanaj humbi jetën si pasojë e goditjeve me thikë në qafë, trup dhe zemër.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com