EULEX: Funksionon sistemi
i menaxhimit të kufirit në Jarinjë

EULEX: Funksionon sistemi <br />i menaxhimit të kufirit në Jarinjë
KOSOVE- Policia e EULEX-it ka arrestuar një person në pikëkalimin në Jarinjë, në pjesën veriore të Kosovës, pas përdorimit të sistemit të ri kompjuterik për menaxhimin e kufirit.

Personi ishte i kërkuar nga Gjykata Komunale e Prishtinës, lidhur me një rast të tentimit të dhunimit që kishte ndodhur në 19 tetor.

I dënuari duhet të vuante një dënim me burgim një vit e gjysmë. Personi i kërkuar u dërgua në Prishtinë dhe më vonë u transferua në një qendër tjetër të paraburgimit.

“Kjo gjë dëshmon efektivitetin e sistemit të menaxhimit të kufirit. Fillimi i përdorimit dhe zbatimi i suksesshëm i këtij sistemi kompjuterik është i rëndësishëm për Kosovën në rrugëtimin e saj drejt arritjes së standardeve të BE-së. Departamenti i EULEX-it për kufijtë, kufijtë administrativ në veri gjithashtu duhet të përgëzohen për punën e shpejtë që kanë bërë,” tha zëdhënësi kryesor i EULEX-it, Nicholas Hawton.
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës