EULEX heton doganierët për
skandalin e pasaportave
Zyrtarët doganorë po hetohen për lëshim e një kontingjenti të pasaportave të cilat thuhet se nga Ministria e Brendshme janë paraqitur gjoja si letër printimi.
Hetuesit e EULX-it po hetojnë përgjegjësinë e autoriteteve doganore në rastin e pasaportave biometrike në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Zyrtarët doganorë po hetohen për lëshim e një kontingjenti të pasaportave të cilat thuhet se nga Ministria e Brendshme janë paraqitur gjoja si letër printimi.
Natali Velijaj dhe zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme nuk janë të vetmit që po hetohen për keqpërdorime në rastin e kontratës për prodhimin e pasaportave biometrike.
Burime të Radio Kosovës, bëjnë të ditur se pjesë e hetimeve tani janë edhe zyrtarët e Doganave të Kosovës. Ata akuzohen se nuk kanë respektuar të gjitha procedurat e kontrollit dhe sigurisë në rastin e një kontingjenti pasaportash për rajonin e Pejës ku Ministria e Punëve të Brendshme i kishte deklaruar si letër printuese.
Doganat pretendojnë se nga ky kontigjent Ministria e Brendshme u ka borxh 354 mijë euro. Sektori i auditimit të jashtëm i doganave ka konstatuar se Ministria ka shkelur rregullat në rastin e deklarimit dhe zhdoganimit të mallit duke ndërruar numrin tarifor të mallit. Pikërisht për këtë prokuroria ka ngritur dyshimet për përfshirje edhe të zyrtarëve doganor.
Rreth kësaj çështjeje nuk janë përgjigjur zyrtarët e Doganave të Kosovës e as ata të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ndërsa zëdhënësja e EULEX-it, Bardha Azari ka thënë se aktualisht nuk mund ta komentojnë këtë situatë ngase gjithçka është në proces.
E dyshuara kryesore deri më tani në rastin e pasaportave biometrike, Natali Velijaj këtë javë pritet të nxjerr të dhëna të tjera rreth përfshirjes së zyrtarëve të qeveritar në këtë keqpërdorim.
Redaksia online (gazetaexpress/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
51.1%
-
Jo
46.6%
-
Nuk e di
2.3%
Vota total: 7084
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zjarret në Los Anxhelos, Paris Hilton dhuron 100 mijë dollarë për të prekurit
11 Janar, 16:44
-
GOLAT/ Liverpool shkëlqen me 'poker' në FA Cup, Chiesa gjen golin e parë
11 Janar, 16:41
-
Biden dhe Trump përpjekje për armëpushim në Gazë para 20 janarit
11 Janar, 16:36
-
Zyrtare/ Lëvizje surprizë, Partizani shet Christian Mba në Ukrainë! Shuma që përfitojnë 'Demat'
11 Janar, 16:24
-
Të ‘pagdhendur’ në rrugë! Shoferët mbi 1mln gjoba në vit, shkeljet më të rënda të 2024-ës: Kryesojnë gjobat për shpejtësi, rrip sigurimi e celularë
11 Janar, 16:23
-
Taulant Balla takim me kryetarët e komunave të Puglias: Mbështetje për votën e emigrantëve
11 Janar, 16:20
-
Kategoria e Parë/ Vora dhe Flamurtari e nisin vitin me fitore, zhgënjejnë Besa dhe Apolonia! Shtyhet një duel
11 Janar, 16:10
-
Nga varrimi i Carter! Një imazh i veçantë, 5 presidentë, 379 vjet histori
11 Janar, 16:04
-
Frrok Çupi: Pse Sali Berisha u vjen rrotull burgjeve?
11 Janar, 15:42
-
Dëmtohen në të njëjtën kohë, Berat Gjimshiti dhe Ardian Ismajli lënë fushën në Serie A
11 Janar, 15:39
-
Kupa e Shqipërisë/ Ndryshojnë oraret e ndeshjeve, Tirana - Bylis dhe Dinamo - Erzeni
11 Janar, 15:19
-
Reshje të dendura shiu të dielën, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile apel bashkive: Merrni masa! Jini në gatishmëri për çdo situatë
11 Janar, 15:13