KOSOVE - Misioni Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), do t’i dhurojë sot Policisë së Kosovës automjete dhe pajisje të tjera për të mbështetur ‘Drejtorinë e sapoformuar Rajonale të Policisë Veri.

Sipas një njoftimi të EULEX-it, ceremonia e dhurimit te automjeteve do të mbahen sot në Stacionin e Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës. Në këtë aktivitet, do të marrin pjesë krerët më të lartë të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës.

Marrë nga Indeksonline
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)