EULEX-i shton praninë e forcave
policore në veri të Kosovës
Në veri të Kosovës me afrimin e datës 3 nëntor, kur do të mbahen zgjedhjet lokale, janë rritur aktivitetet e kundërshtarëve, të cilët po bëjnë thirrje që zgjedhjet të bojkotohen nga serbët lokalë.
KOSOVE- Në veri të Kosovës me afrimin e datës 3 nëntor, kur do të mbahen zgjedhjet lokale, janë rritur aktivitetet e kundërshtarëve, të cilët po bëjnë thirrje që zgjedhjet e organizuara nga institucionet kosovare, të bojkotohen nga serbët lokalë dhe, siç thonë ata, të dështojnë ato.
Autoritetet e rendit thonë se në bazë të planit operacional, po merren edhe veprime për sigurinë e qytetarëve dhe garuesve në zgjedhje.
Nga misioni europian për sundimin e ligjit, EULEX, thonë se në bashkëpunim me mekanizmat e tjerë, janë duke ofruar siguri.
Zëdhënësi i këtij misioni, Blerim Krasniqi, thotë se pjesëtarët e policisë ndërkombëtare, në veçanti, do të jenë të fokusuar në veri të Kosovës.
Kurse, Policia e Kosovës thotë se Drejtoria e përgjithshme e Policisë së Kosovës, tashmë ka lëshuar urdhrin operativ për të gjitha drejtoritë rajonale dhe stacionet policore dhe është duke vepruar në bazë të atij urdhri.
Zëdhënësi Kelani tha se si në veri të Kosovës, ashtu edhe në pjesët e tjera të vendit, situata është e qetë dhe nuk ka pasur ndonjë problem që i takon procesit zgjedhor.
Autoritetet policore të Kosovës kanë përsëritur se përgjegjësinë kryesore për sigurinë në veri e ka Policia e Kosovës, e mbështetur edhe nga EULEX-i.
Ndërsa, anëtarët e Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme dhe Siguri, kanë deklaruar se autoritetet e rendit duhet të shtojnë masat e sigurisë në mënyrë që të ketë fushatë zgjedhore dhe zgjedhje të qeta.
Ata kanë vlerësuar, po ashtu, se për dallim nga pjesët e tjetër të Kosovës, në veri mund të ketë tensione me rastin e zgjedhjeve.
Marrë nga "Radio Evropa e Lirë"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51.7%
-
Jo
44.8%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 5106
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Tragjedi' italiane në play-off, Milani dhe Atalanta eliminohen nga Champions League! Bayern dhe Benfica kalojnë në limite
18 Shkurt, 23:00
-
Beqiri: Disa individë në SPAK e GJKKO po sabotojnë, mbështetja ka rënë nën 50%! Saliu ka hallin e Shkëlzenit dhe Argitës! Tafani: Berisha po ia kalon Enverit! Galdini: Rama e do drejtësinë për vete
18 Shkurt, 22:47
-
Rubio informon ministrat e Jashtëm të BE për diskutimet me Rusinë në Riad
18 Shkurt, 22:39
-
Si ushtrojnë presion mbi Europën bisedimet e Riadit
18 Shkurt, 22:26
-
Emigracioni i paligjshëm, Meloni takohet me komisionerin europian! Në fokus edhe marrëveshja Itali-Shqipëri
18 Shkurt, 22:22
-
‘Repolitix’/ Tafani: Sherifi i ri për Shqipërinë do jetë Europa! Beqiri: BE na i ka futur këmbët në një këpucë, objektiv integrimi! Galdini: Rama-Berisha do shkrijnë SPAK
18 Shkurt, 22:14
-
Butrint Imeri në një lidhje dashurie, kush është modelja që i ka rrëmbyer zemrën
18 Shkurt, 22:09
-
Për këto shenja parashikohet stabilitet financiar dhe progres
18 Shkurt, 21:57
-
KPA njihet me konkluzionet përfundimtare në çështjen e prokurorit Valentin Preçi
18 Shkurt, 21:49
-
Protesta për Veliajn/ Beqiri: Kreu i GJKKO s’i çoi shkresë SHBA e Britanisë sepse i kanë shpallur ‘non grata’ Berishën, i politizuar! Galdini: SHBA nuk ikën! Tafani: Trump u tërhoq! Logu: Rama bën fushatë
18 Shkurt, 21:46
-
Rijetësimi i industrisë ushtarake, nevojë e ndryshimeve të klimës së sigurisë
18 Shkurt, 21:40
-
Franca përgatitet për samitin e dytë për luftën në Ukrainë
18 Shkurt, 21:36