Hetuesit e Policisë së Kosovës janë duke i vazhduar hetimet për arrestimin e dy policëve nga xhandarmeria serbe. "EULEX-i vetëm po i mbikëqyr dhe këshillon hetuesit vendorë", ka deklaruar Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi.
E edhe zyrtarë të EULEX-it kanë pohuar nëj gjë të tillë.
Sa i përket këkesave për dorëheqje të ministrit Rexhepi pas kësaj ngjarje ai ka thënë se nuk e sheh të arsyeshme një gjë të tillë . Ndërsa cështja se kush e ka përgjegjësinë për ruatjen e vijës së gjelbër në pikën kufitare me Serbinë ministri Rexhepi ka thënë se për këtë ende nuk I ka marrë kompetencat policia kufitare e Kosovës. Në aspektin legal sipas tij kjo është përgjegjësi e KFOR-IT.
Po dje, për çështjen e arrestimit të dy policëve kosovarë në kufi me Serbinë, pritet të diskutohet në nivele të larta politike ndërmjet të dyja vendeve me ndërmjetësimin e organizatave ndërkombëtare.
Një takim ndërmjet përfaqësuesve të KFOR-it dhe ushtrisë serbe, pa praninë së mediave është zhvilluar dje, por nuk janë dhënë shumë detaje. Në këtë takim janë parë të marrin pjesë edhe përfaqësues të EULEX-it. Në këtë mision thonë se ky, megjithatë, ishte takim i rregullt ndërmjet KFOR-it e Ushtrisë serbe, ku EULEX-i merr pjesë vetëm në cilësinë e vëzhguesit.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com