EULEX operacion bastisjeje në veri

EULEX operacion bastisjeje në veri
Misioni i EULEX-it në bashkëpunim me pjesëtarët e KFOR-it janë duke zhvilluar një operacion në afërsi të fshatit Zupç që shpie për në Zubin Potok, e konfirmoi zëdhënësi i EULEX-it Blerim Krasniqi.

“Momentalisht është duke u zhvilluar një operacion për të siguruar qasje të policëve të EULEX-it në stacionin e Policisë së Kosovës Zubin Potok, në mënyrë që ata të kryejnë detyrat e tyre të monitorimit, mentorimit dhe këshillmit” ka bërë të ditur Krasniqi.

Operacioni sipas Krasniqit ku janë përfshirë EULEX-i dhe KFORI, “është duke u zhvilluar afër fshatit Zupç, rrugës për Zubin Potok ku një grup i vogël kriminel janë duke e penguar lirinë e qasjes”. Krasniqi thekson se “EULEX-i do të vazhdojë të punojë ngushtë me KFOR-in për rivendosjen e lirisë së qasjes”.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në afërsi të një biznesi, dyshohet i qëllimshëm! Zjarrfikësit ndërhynë në kohë për të shuar vatrën

Gjirokastër/ Zjarr në afërsi të një biznesi, dyshohet i qëllimshëm! Zjarrfikësit ndërhynë në kohë për të shuar vatrën