EULEX, shpall fajtor për krime lufte Zoran Koliçin

EULEX, shpall fajtor për krime lufte Zoran Koliçin
Zoran Koliç është shpallur fajtor për kryerjen e krimeve të luftës kundër të burgosurve në Burgun e Lipjanit në maj të vitit 1999.

Koloçi është gjykuar nga një trup gjykues i përbërë nga gjykatës të EULEX-it dhe nga vendas në Gjykatën e Qarkut Prishtinë.

Zoran Koliç është dënuar me 14 vite burg raportojnë mediat në Kosovë. Trupi gjykues e ka shpallur Koliçin fajtor për dy kauza, në njërën akuzohet për krime lufte kundër popullatës civile dhe akuza tjetër për posedim të paligjshëm të armëve
Ndërkohë që palët kanë të drejtë për bërë apel ndaj këtij aktgjykimi me një afat prej pesëmbedhjetë ditësh, pasi ta kenë marrë vendimin me shkrim.
fj.di/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë (FOTO)

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë (FOTO)