Ky është momenti për të besuar ndoshta njëherë të vetme te ëndrra për t’u kualifikuar në finalet e një kampionati botëror. Fitorja me ekipin e Norvegjisë na jep shumë shpresë për vendin e dytë në renditje, pasi tashmë çdo gjë është e mundur duke pasur parasysh që grupi E është plotësisht i hapur.
Fitorja në Oslo është edhe një hakmarrje e vogël për barazimin e kombëtares në 1998 në 5’ e fundit pasi udhëhiqte 0-2. U desh ardhja e Salihit, që bëri mijëra kilometra nga Kina dhe 3 mijë tifozët kuqezi në stadium për t’i dhuruar shqiponjave një fitore historike.
Aktualisht grupi udhëhiqet nga ekipi i Zvicrës me 10 pikë (ka një ndeshje më pak që do ta zhvillojë sot përballë Qipros) në vendin e dytë është Islanda me pikë të barabarta me Shqipërinë, pasi fitoi me Slloveninë në transfertë, por fakti që fitoi në Tiranë na penalizon në renditje. Norvegjia me Slloveninë janë supriza e këtij grupi. Shanset e Shqipërisë për t’u kualifikuar janë më reale se kurrë, pasi ‘guri dhe arra’ janë në dorën tonë. Ndeshja e radhës me Norvegjinë në Tiranë do të jetë prova vendimtare.
E nëse përsëritet historia jemi me një këmbë në fianlet e botërorit, pasi më 6 shtator shkojmë në Slloveni, e cila ka dalë jashtë garës për kualifikim dhe në Islandë, ku një barazim do na bënte shumë punë. Më pas dy ndeshjet e fundit mund të konsiderohen të lehta. Presim Zvicrën në Tiranë, e cila me këtë ecuri mund të ketë siguruar kualikimin dhe në 15 tetor zhvillojmë ‘finalen’ e fundit në Qipro, e cila ndodhet në vendin e fundit aktualisht me 3 pikë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com