Nuk do të pendohem për biskotën, me Kroacinë bëmë atë që duhet të bënim duke fituar. Italia është finalistja dhe ne duhet ta rrespektojmë" deklaron trajneri i ekipit të Spanjës Vincente Del Boske pas njohjes së ekipit të dytë finalist me të cilin do të përballet Spanja në finalen e Kievit më datë 1 korrik. Kujtojmë që Spanja dhe Italia kanë qënë të dy ekipe të grupit C, "La Roja" në ndeshjen e fundit përballë Kroacisë kishte në dorë edhe fatin e Italisë, me të cilën do të ndeshjet nesër, pasi nëse do të lejonte një barazim atëherë "axurrët" sot do të ishin duke e parë finalen e Kievit nga shtëpia. Del Boske ka theksuar se ndryshe nga ndeshja e fazës së grupeve, e cila përfudnoi në barazim 1-1, tani do të kërkojë fitoren brenda 90' minutave duke mos e lënë fatin e finales në lojën e llotarisë së penalltive. "Italianët janë një ekip i fortë dhe surpriza e këtij edicioni, me mënyrën e lojës që kanë zhvilluar. Kanë larguar dy nga ekipet favorite si Anglia dhe Gjermania prandaj duhen rrespektuar. Finalja nuk ka favoritë, ajo që më shqetëson është koha e shkurtër që kemi në dispozicion për t'u përgatitur, vetëm dy ditë. Megjithatë do të japim maksimumin në fushë për të triumfuar"përfudnon spanjolli. Në krahun tjetër Çezare Prandeli ka lënë festën pas krahëve duke ju përveshur punës për të fituar finalen, tekniku theskon se do të studiojë me kujdes pikat e dobëta në të cilat do të godasë kundërshtarin. "Çdo ekip ka pikat e forta dhe të dobëta në fushë, po shikoj me kujdes çdo lëvizje të kundërshtarit në fushë për të neutralizuar futbollistët kyç dhe aksionet. Spanja është kampionia e Europës dhe botës në fuqi dhe nuk është e lehtë ta mundësh, por kam besim të plotë te grupi i futbollistëve që drejtoj se do të shkruajmë një faqe të re në historinë e Italisë". Me këtë deklaratë që lë shumë të nënkuptosh ka përfunduar Prandeli. Sakaq heroi i ndeshjes me Gjermaninë, Mario Baloteli premton katër gola me finale. "Shpresoj që me Spanjën të shënoj katër gola për të fituar trofeun, uroj që të përsëritet e njëjta ndeshje si me Gjermaninë. Nuk e vë në dyshim që nuk do të jetë e lehtë, por jo e pamundur" thekson sulmuesi Mario Baloteli.
(db/im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
(db/im/shqiptarja.com)










