Tifozët anglezë janë fanatikë në përkrahjen e Kombëtares së tyre. Por, çmimet e larta në shtetet pritëse të Euro 2012, Ukrainë dhe Poloni, kanë bërë që numri i atyre që do të udhëtojnë për në garën e kësaj vere, do të jetë më i vogli që mbahet mend ndonjëherë. Problemi kryesor është akomodimi, por ekzistojnë edhe probleme të tjera.
Në Euro 2012 do të ketë më pak tifozë anglezë sesa në cilëndo garë të mëparshme të futbollit ndërkombëtar, për shkak të çmimeve të larta në shtetet organizatore Ukrainë dhe Poloni, ka njoftuar zëdhënësi i Federatës së Tifozëve anglezë të Futbollit (FSF), Kevin Miles.
Presidenti i UEFA-s, Michel Platini, ka shprehur zemërimin e tij rreth çmimeve në hotele duke fajësuar “banditët dhe hajdutët” që i mbajnë larg tifozët. Kurse Miles shtoi: “Jam i kënaqur që Platini e përmendi këtë problem. Është faktor kyç dhe tregon më së miri pse numri i tifozëve udhëtues është aq i vogël”. Tifozët e Anglisë deri më tani kanë marrë rreth 3000 bileta për secilën prej ndeshjeve të fazës së grupeve në Ukrainë kundër Francës, Suedisë dhe Ukrainës, që është më pak se gjysma e atyre që u takojnë.
Gara do të ketë organizatorë të përbashkët Poloninë dhe Ukrainën. Në qytetet e Ukrainës, Kiev, Donetsk, Kharkiv dhe Lviv disa hotele kanë rritur çmimet e tyre për 10 herë më tepër se tarifat normale.
Anglisë i është dhënë 15 % e stadiumit Donbass Arena me kapacitet prej 52,518 ulësesh, rreth 7800 bileta, për ndeshjet e saj kundër Francës dhe Ukrainës në Donetsk. Federata e Tifozëve Anglezë të Futbollit ka njoftuar se disa tifozëve u janë kërkuar mbi 800 euro për një natë qëndrimi në hotel me tre yje.(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com