Zyrtarë të Organizatës për mbrojtje të konsumatorëve në Evropë kanë njoftuar se fanelat e shumë skuadrave rivale përmbajnë substanca helmuese. Kjo organizatë (BEUC) ka paralajmëruar tifozët se nëse blejnë fanellat e skuadrave të tyre të favorizuara, atëherë rrezikojnë të helmohen.

Hulumtimet tregojnë se fanellat e Polonisë, Spanjës, Gjermanisë, Rusisë, Ukrainës, Italisë, Francës, Holandës dhe Portugalisë përmbajnë nivele mjaft shqetësuese të kimikateve. Madje, fanella e bashkëorganizatores së Europianit 2012, Polonisë, është aq e helmuar saqë duhet ndaluar, ka thënë BEUC-ja, grupi që përfaqëson të gjitha organizatat e konsumatorëve të shteteve të BE-së.

Përmbajtje e plumbit është gjetur në fanella të gjashtë shteteve - Spanjës, Gjermanisë, Ukrainës, Rusisë, Francës dhe Italisë, ndërsa në rripat zbukurues të disa kombëtareve ka patur edhe nivel të lartë nikeli. Fanelat zyrtare të Euro 2012 në vendet e BE, nisin nga 70 Euro. (rb/shqiptarja.com)