Presidenti i Federatës franceze të Futbollit (FFF), Noel Le Graet ka njoftuar se i ka bërë ftesë Eric Abidalit të përcjell ndeshjen mes Suedisë dhe Francës në kuadër të xhiros së dytë të Grupit D në Kiev.
Mbrojtësi i Barcelonës është duke u rikuperuar nga transplantimi i mëlçisë.

“Kam ftuar Ericun, nëse mjekët japin autorizimin, ai do të udhëtojë për të na u bashkuar në Kiev e më pas do të kthehet në ditën e nesërme. Ai tani është në shtëpi dhe ndihet mirë”, deklaroi Le Graet për mediet franceze.

(r.b/shqiptarja.com)