Euro 2012, investimet në Ukrainë
kalojnë 4.3 miliardë Dollarët

Euro 2012, investimet në Ukrainë<br />kalojnë 4.3 miliardë Dollarët
Kriza ekonomike globale gati sa nuk shkatërroi Ukrainën, duke shtyrë që produktet të bien për 15 për qind në vitin 2009 dhe vendi ende nuk është rimëkëmbur. Një hua shpëtimi prej 15.6 miliardë dollarësh nga Fondi Monetar Ndërkombëtar është ngrirë për më tepër se një vit për shkak të ngurrimit të kryeministrit Yanukovych për të marrë masa shtrënguese që nuk janë të pëlqyeshme.

Në këtë situatë shumë po hamendësojnë nëse Ukraina mund të organizojë "Euro 2012".
Qeveria thotë se ka shpenzuar afro 4.3 miliardë dollarë në ndërtim të stadiumeve, të rrugëve dhe të rrjeteve hekurudhore, por shifra totale ku përfshihen ndërtimet e hoteleve, fushatat promovuese dhe stërvitjet e stafit, ende nuk janë bërë të ditura.

Firma me bazë në Kiev, "Davinci Analytic Group", vlerëson se Ukraina do të harxhojë së paku 14 miliardë dollarë për të organizuar kampionatin dhe shumica prej tyre do të vijnë nga buxheti i qeverisë. Grupi vlerëson se deri në tetë miliardë dollarë nuk do të kthehen në një periudhë afatmesme, pasi që turizmi ka pak gjasa të rritet pas kampionatit.

Polonia do të shpenzojë edhe më tepër, afro 29 miliardë dollarë në ndërtim të infrastrukturës, por 40 për qind e kësaj shifre do të mbulohet nga fondet e Bashkimit Evropian. (rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Deputetët e Kosovës poshtërojnë ata të Shqipërisë me rezultatin 5-0 në miqësoren e Prishtinës

Deputetët e Kosovës poshtërojnë ata të Shqipërisë me rezultatin 5-0 në miqësoren e Prishtinës