Euro 2012: Lista e Francës
me surpriza të pakta në ekip

Euro 2012: Lista e Francës<br />me surpriza të pakta në ekip
Trajneri i kombëtares së Francës, Laurent Blanc ha ka përfshirë në listën provizore për Europianin, edhe debutuesin Mapou Yang-Mbiëa, mbrojtës me Montpellier, në listën e 26 lojtarëve për UEFA EURO 2012. vendimi erdhi pasi Younès Kaboul u dëmtua në gju, dhe do mungojë në turne.

Lajmi për përfshirjen në Yang-Mbiëa, që mbush pikërisht këtë të mërkurë 23 vjec, është mjaft i mirë dhe trajneri ka shprehur optimizëm se ai do lërë shenjë në ekip. Franca do përgatisë Europianin duke luajtur paraprakisht 3 miqësore. Gjelat do përballen me Islandën, Serbinë dhe Estoninë.

Lista provizore (lojtarë në Ligue 1)
Portierë: Cédric Carrasso (FC Girondins de Bordeaux), Hugo Lloris (Olympique Lyonnais), Steve Mandanda (Olympique de Marseille)
Mbrojtës: Mathieu Debuchy (LOSC Lille Métropole), Anthony Réveillère (Olympique Lyonnais), Mapou Yanga-Mbiwa (Montpellier Hérault SC)
Mesfushorë: Alou Diarra (Olympique de Marseille), Yoann Gourcuff (Olympique Lyonnais), Yann M’Vila (Stade Rennais FC), Marvin Martin (FC Sochaux-Montbéliard), Blaise Matuidi (Paris Saint-Germain FC).
Sulmues: Olivier Giroud (Montpellier Hérault SC), Jérémy Menez (Paris Saint-Germain FC), Mathieu Valbuena (Olympique de Marseille), Loïc Rémy (Olympique de Marseille).

Lista provizore (lojtarë jashtë Ligue 1)
Mbrojtës: Gaël Clichy (Manchester City FC), Patrice Evra (Manchester United FC), Laurent Koscielny (Arsenal FC), Adil Rami (Valencia CF), Philippe Mexès (AC Milan), Younès Kaboul (Tottenham Hotpsur FC)*.
Mesfushorë: Yohan Cabaye (Newcastle United FC), Florent Malouda (Chelsea FC), Samir Nasri (Manchester City FC).
Sulmues: Hatem Ben Arfa (Newcastle United FC), Karim Benzema (Real Madrid CF), Franck Ribéry (FC Bayern München).
(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

'Shqipëria na bashkon', aktori Leonit Maloku në 'Minuta Zero': Edhe kur luan Kosova me flamurin kuqezi festojmë

'Shqipëria na bashkon', aktori Leonit Maloku në 'Minuta Zero': Edhe kur luan Kosova me flamurin kuqezi festojmë