Mesfushori kampion Europe me Chelsea, Frank Lampard nuk do të mund të ndihmojë Anglinë në “Euro2012”. Mesfushori anglez ka marrë konfirmimin zyrtar nga mjekët e skuadrës dhe se testi ka qenë negativ dhe nuk do ta lejojë që të marrë pjesë në turne.

Lampard pësoi një lëndim në stërvitje dhe humbi mundësinë për të ndihmuar albionët në “Euro2012”. Me të marrë këtë lajm, selektori Roy Hodgson e ka zyrtarizuar emrin e ri në kombëtaren angleze.

Mesfushori i Liverpoolit Jordan Henderson do të jetë zëvëndësuesi i Lampard. Dilema e Hodgson ka qenë në mes Carrick dhe Henderson por që në fund e zgjodhi këtë të fundit. Henderson bëhet lojtari i pestë i Liverpool i cili do të jete pjesë e kombëtares angleze ne Euro 2012, pas Gerrard, Johnson, Carroll dhe Downing.(rb/shqiptarja.com)