Finalja e madhe e turneut të futbollit Euro 2012, mes kombëtares së Italsië dhe asaj të Spanjës, do të arbitrohet nga Pedro Proenca. Do të jetë pikërisht ky "bilbil" që do të ndajë drejtësinë në ndeshjen epike të 1 Korrikut në stadiumin Olimpik të Kievit.
Arbitri portugez Pedro Proenca fiton duelin në distancë me arbitrin Howard Webb (me profesion polic), që e kishte drejtuar kombëtaren spanjolle edhe në finalen e fundit të botërorit 2010, ndaj Holandës.
Proenca, 41 vjec, ka drejtuar më parë Italinë në Euro 2012, kur skuadra e trajnerit Prandelli, eliminoi Anglinë përmes penalltive në fazën cerekfinale. Në këtë turne, arbitri portugez ka drejtuar edhe Spanjën në ndeshjen triumfatore 4-0 kundër Irlandës. (rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com