Euro 2012 pushton edhe SHBA,
rekord shikuesish për turneun

Gati dyfish më tepër amerikanë janë duke e ndjekur Kampionatin evropian në futboll, në dallim nga gara e katër viteve më parë, sipas shënimeve të publikuara nga transmetuesi ESPN.

24 ndeshjet e fazës së grupeve në Euro 2012 u ndoqën nga mesatarisht një milion teleshikues në krahasim me 552 mijë, sa ishin në Euro 2008, shenjë e zgjerimit të interesimit për futbollin ndërkombëtar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndeshja më e shikuar e fazës së grupeve ishte barazimi 1-1 mes Spanjës dhe Italisë më 10 qershor që zgjoi audiencë prej 2.113 milionë teleshikuesish, më shumë se cilado ndeshje e garës prej katër vite më parë, ,e përjashtim të finales.
ESPN ka njoftuar se pret që ndeshjet e ardhshme çerekfinale dhe ato të fazës së mëtejshme të zgjojnë shikueshmëri edhe më të madhe se ajo e fazës së grupeve.(rb/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet