Në kuadër të Kampionatit Evropian, Euro 2012, në Grupin D sot zhvillohet ndeshja mes Ukrainës dhe Francës në qytetin lindor ukrainas të Donetskut. Ukraina shpreson të ruajë me fanatizëm pozicionin pas fitores së papritur që pati në hapje të kampionatit ndaj Suedisë. Franca nuk është mundur asnjëherë nga ukrainasit në 6 përballje por tifozët shpresojnë që kjo të jetë hera e duhur dhe që mund të rezervojë një dhuratë të bukur në Donbas Arena, për vendin organizator.
Në ndeshjen tjetër të Grupit D, Anglia luan kundër Suedisë dhe do të duhet të marrë 3 pikët për të mos e komplikuar kalimin e saj në fazën e eliminimit direkt. Në sfidën e parë “luanët” barazuan 1-1 ndaj Francës. Ukraina kryeson Grupin D me tre pikë, e ndjekur nga Anglia dhe Franca secila me nga një pikë. (rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com