Mesfushori i Spanjës, Cesc Fabregas e ka krahasuar gjysmëfinalen kundër Portugalisë me El Clasiccon, që zhvillohet ndërmjet Realit dhe Barcelonës. Njëmbëdhjetëshja e parë e Spanjës pothuajse është e tëra me lojtarë të këtyre dy skuadrave, edhe pse ‘La Roja’ më shumë luan në stilin e klubit katalanas.
“Portugalia është një ekip shumë i fortë. Ata janë të mirë në mbrojtje dhe janë shumë të rrezikshëm në kundërsulme. Ata janë të ngjashëm më Real Madridin dhe ne duhet të jemi në top formë. Ju mund ë krahasoni këtë takim me atë të Realit dhe Barcelonës duke pas parasysh stilet e ekipeve”, tha Fabregas për The Sun.
Spanjollët janë në garë për të bërë histori, pasi mund të fitojnë titullin tretë radhazi në gara të mëdha. Megjithatë, Fabregas është i befasuar nga mungesa e emocioneve pas fitores kundër Francës.
“Mendova se në fund të takimit do të gëzoheshim. Katër vite më parë kur kaluam në gjysmëfinale, ne u mblodhëm në mes të fushës dhe festonim të gjithë së bashku. Por, tani dukej sikur e kishim për obligim të fitonim, si diçka normale”, tha në fund Fabregas. Spanja dhe Portugalia do të takohen të mërkurën në ndeshjen e parë gjysmëfinale.(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com