Spanja fiton finalen e madhe në Kiev përballë Italisë me rezultatin 4-0 duke u shpallur kampione e Europës. Spanja shpallet kështu dy herë radhazi kampione e kontinentit, në vitin 2008 dhe 2012 dhe për herë të tretë në historinë e saj.
“La Roja” dominoi në të gjitha aspektet gjatë 90’ minutave me “axurrët” duke shënuar dy herë shumë shpejt në pjesën e parë në minutat e 14’ me autorë David Silvën dhe 41’ me Jordi Albën dhe dy herë në pjesën e dytë minuta e fundit të takimit me Fernando Torres në minutën e 84’, ndërsa në fund Juan Mata, një minutë nga fundi vulosi rezultatin në 4-0 duke hipotekuar titullin. Italianët nuk kanë mundur të bëjë asgjë përballë furisë së kuqe, veçse të shijojnë spektaklin e iberikëve që kanë qënë të papërmbajtshëm.
Portieri Bufon nuk ju ka besuar syze në fund të takimit pasi ka nxjerrë katër herë topin nga rrjeta. Në fund të takimit sulmuesi italian, Mario Baloteli është larguar i nevrikosur nga fusha, teksa spanjollët festonin fitoren e merituar në këtë finale të jashtëzakonshme në Kiev.
Kryeministri Italian Mario Monti i ulur në krah të presidentit të Uefa-s Michel Platini ndoqi të tërë ndeshjen. Në tribunë ndodhej dhe princi Felipe i Spanjës
FORMACIONI
Italia përballë Spanjës
Buffon Perballe Casillas
Bonucci Ramos
Barzagli Arbeloa
Chiellini Pique
Abate Alba
Marchisio Silva
Pirlo Fabregas
Montolivo Xavi
De rossi Xabi
Cassano Iniesta
Balotelli Busquets
(sg.shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com