Spanja ka fituar finalen e madhe në Kiev përballë Italisë me rezultatin 4-0 duke u shpallur kampione e Europës. Spanja shpallet kështu dy herë radhazi kampione e kontinentit, në vitin 2008 dhe 2012 dhe për herë të tretë në historinë e saj.

“La Roja” dominoi në të gjitha aspektet gjatë 90’ minutave me “axurrët” duke shënuar dy herë shumë shpejt në pjesën e parë në minutat e 14’ me autorë David Silvën dhe 41’ me Jordi Albën dhe dy herë në pjesën e dytë minuta e fundit të takimit me Fernando Torres në minutën e 84’, ndërsa në fund Juan Mata, një minutë nga fundi vulosi rezultatin në 4-0 duke hipotekuar titullin.

 Italianët nuk kanë mundur të bëjë asgjë përballë furisë së kuqe, veçse të shijojnë spektaklin e iberikëve që kanë qënë të papërmbajtshëm. Portieri Bufon nuk ju ka besuar syze në fund të takimit pasi ka nxjerrë katër herë topin nga rrjeta.

Në fund të takimit sulmuesi italian, Mario Baloteli është larguar i nevrikosur nga fusha, teksa spanjollët festojnë fitoren e merituar në këtë finale të jashtëzakonshme në Kiev.

(d.b/shqiptarja.com)