Më 8 qershor, në ditën e inaugurimit të Euro 2012, me ndeshjen Poloni-Greqi që do të mbahet në kryeqendrën polake,në Varshavë pritet të mbahen tri manifestime të mëdha të protestave, me rrezikun e paralizimit të qytetit.

E përditshmja polake Rzeczpospolita ka ngritur alarmin për autoritetet duke bërë të ditur se turneu rrezikon dështimin në ditën e parë. Media precizoi se protestat janë konfirmuar nga taksistët kundër zgjerimit së licencave, nga sindikata kundër ngritjes së moshës në 67 vjeç, për pensionistët dhe nga mbështetësit e një televizioni të katolikëve konservatorë, në mbrojtje të lirisë së shprehjes.

Nëse këto protesta konfirmohen, atëherë lëvizja e mijëra tifozëve dhe turistëve do të mbjellë kaos dhe panik në rrugët e qytetit, duke futur në probleme edhe forcat e sigurisë, për paralizimin e qarkullimit, pa llogaritur pjesëmarrjen në turne.(rb/shqiptarja.com)