Euro 2012 është kthyer në një vitrinë talentesh dhe gjysma e klubeve europiane kanë zbarkuar me agjentët e tyre për të përvetësuar talentet në shpërthim, apo futbollistët që ende nuk janë shquar. Një rast të tillë i ngjashëm ndodhi dhe me një lojtar kroat.

Ylli kroat Mario Mandzukic ka qenë fatlum në këtë Kampionat Evropian. Nuk kanë qenë sukseset e Kroacisë ato që Mandzukic i përjetoi në Euro 2012, por forma personale ka qenë impresionuese. Duke shënuar 3 gola dhe duke zhvilluar lojëra të mira me Kroacinë, Madzukic ka bindur zyrtarët e Bayern Munchen që të paguajnë shumën e kërkuar për të.

Sulmuesi i Wolfsburg ka arritur marrëveshje me gjigandin gjerman.Mandzukic ka nënshkruar kontratë 4 vjeçare me Bayern Munchen, ndërsa zyrtarizimi pritet të bëhet të mërkurën. Edicionin e kaluar me Wolfsburg, Mandzukic kishte shënuar 12 gola.(rb/shqiptarja.com)