Euro 2016, 250 tifozë kuqezi
ndjekin stërvitjen e kombëtares

Euro 2016, 250 tifozë kuqezi<br />ndjekin stërvitjen e kombëtares
Lojtarët e kombëtares sonë nuk po e ndiejnë asnjë ditë largësinë nga Shqipëria. Edhe në Francë ata kanë ndierë nga afër mbështetjen e shqiptarëve që jetojnë e punojnë aty. Mbi 250 të pranishëm në seancën stërvitore të pasdites për kuqezinjtë në tribunen e fushes se Yvves Jannou, ne Francën veriperendimore. Trajneri Gianni de Biasi kishte parashikuar një seancë të hapur stërvitore dhe fansat kuqezi nuk kanë munguar për të qenë pranë idhujve të tyre duke e bërë praninë e tyre të ndihej edhe me ovacionet gjatë seancës stërvitore që zgjati rreth 80 minuta. Padyshim të gjithëve ju është dashur të përballen edhe me kontrolle të imtësishme duke qenë se siguria është një temë dite në Europianin francez.  Një tjetër konfirmim ky se tifozët shqiptarë do të jenë të shumtë në Francë dhe përkrahja e tyre nuk do të mungojë për Kombëtaren.

Stërvitja
Për sa i përket seancës stërvitore me grupin është bashkuar dhe Mërgim Mavraj që në sesionin e paradites kishte munguar për shkak të një lodhje muskulare. Pas ritualit të nxemjes, skuadra ka vijuar përgatitjen taktike ku fokusi ka qenë ndërtimi i aksioneve që në rregjinë e emsfushës me hapjen e lojës nga krahat, krosimet dhe për tu finalizuar me goditjet para portës për sulmuesit Cikalleshi, Balaj, Sadiku e Gashi. Ka patur dhe disa momente ankthi për shkak të një lëndimi në dorë të Etrit Berishës por për fat ka qenë një alarjm fals, pasi është konfirmuar se gjithçka është në rregul me portierin që ka mundur të marrë pjesë edhe në një ndeshje brenda grupit në hapësirë të kufizuar, ku De Biasi sërish kishte përzier kartat duke mos bërë ndarjen klasike në titullarë dhe linja të dyta, ndeshje e cila është mbyllur me një gol spektakolar të Taulant Xhakës.



Tifozët
Ka qenë ky fundi i seancës stërvitore për lojtarët por jo për tifozët të cilët pasi ishin shpërblyer për udhëtimin e tyre për të parë nga afër kombëtaren edhe me shypërndarjen e bluzave, flamujve, shalleve e stemave me simbolet kombëtare nga FSHF me përfundimin e përgatitjeve të pasdites kanë patur mundësinë që marrin si kujtim edhe autografe dhe nga një foto me trajnerin De Biasi, ndërsa ata më të duruarit që qëndruan deri në fund janë shpërblyer me dhurata me të vërtet speciale, topa me autografet e futbollistëve kuqezi.

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

EKSKLUZIVE/ 'Bëni armët gati dhe kur të them unë qëlloni në mish!' Xhaxhai i Aleks Nikës për Report TV zbulon bisedat në kasetën e dorëzuar në SPAK! Është mbretëresha e provave

EKSKLUZIVE/ 'Bëni armët gati dhe kur të them unë qëlloni në mish!' Xhaxhai i Aleks Nikës për Report TV zbulon bisedat në kasetën e dorëzuar në SPAK! Është mbretëresha e provave