Eliminimi i Axurrëve nga kampionati europian ka bërë që disa prej futbollistëve të shpërthejnë në lot. 

Përveç kapitenin Gianluigi Buffon,  edhe Andrea Barzagli, mbrojtësi i Juventusit dhe Italisë e ka përjetuar shumë keq largimin nga ky kompeticion. 

Gjatë një interviste në fund të ndeshjes Barzagli i është përgjigjur me shumë vështirësi pyetjeve të gazetarit pasi nuk e linin lotët. 

Gjermania është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian pasi eliminoi në çerekfinale Italinë vetëm pas ekzekutimit të penalltive 6-5.